
Bashkimi Evropian ka miratuar rregulloren e re, per proçedurat e emigracionit dhe listen e vendeve te treta te sigurta, duke hapur rrugen per zbatimin e politikave te reja qe italia synon te perdore ne qendrat e emigrateve ne Lezhe.Sipas medias italiane “La Repubblica”, ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili ndodhej në Bruksel për Këshillin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë, deklaroi se miratimi i listës ka qenë kusht kyç për t’i propozuar qeverisë italiane ratifikimin e marrëveshjeve që do të lejojnë funksionimin e plotë të qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar.Referuar vendimit të BE-së, vendet që klasifikohen si të sigurta janë Bangladesh, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunisia.Këta shtetas do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të azilit, të cilat zakonisht përfundojnë me refuzim të kërkesës, përveç rasteve të veçanta. Gjithashtu nëse emigrantët kanë kaluar përmes një vendi të tretë të sigurt, aplikimi i tyre mund të shqyrtohet pikërisht në atë vend.Vendimi favorizon Italinë, pasi shumica e mbërritjeve të fundit në brigjet italiane vijnë nga Bangladeshi, Egjipti, si dhe nga Tunizia.Nderkohe vendimi final mbetet ne dore te shteteve anetare dhe vendeve te treta.






