Ambasada e BE-së në Tiranë ka reaguar për herë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore” shkruan Ambasada.

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë vendit dhe është pikërisht shoqata ‘Europa Nostra’, e cila më herët pati premtuar edhe paratë për rikonstruksionin e kësaj dite. Në reagimin e saj ‘Europa Nostra’ thotë se ‘sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.

“Ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës. Ditë e trishtueshme për Demokracinë, Rregullat dhe Ligjet në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes autoritet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,”-shkruan ‘Europa Nostra’.

‘Europa Nostra’ është një federatë europiane për trashëgiminë kulturore e cila përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës.

Artikulli paraprakSHEMBJA E TEATRIT, VAJZA E MITRUSH KUTELIT: DITË ZIE, KAZMAXHINJTË E NATËS DOGJËN KULTURËN E TIRANËS
Artikulli tjetërARTISTË, AKTIVISTË DHE ISH-DEPUTETË TË OPOZITËS! LIROHEN 37 TË SHOQËRUARIT PËR TEATRIN