
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Deputeti gjerman i CDU njihet si një nga zërat kundër çeljes së negociatave në muajin qershor, duke thënë se është shumë herët.
Ai ka dhënë një intervistë në një gazetë gjermane, të cilën e ka shpërndarë në faqen e tij në ‘Facebook’, ku shkruan se para verës BE duhet të vendosë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por sipas tij, kjo kohë është shumë shpejt.
“Ne na duhet të vendosim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët.”