
Kryetari i Bashkisë Benet Beci ka pritur në një takim në zyrën e tij Arqipeshkvin e Dioqezës Dioqezës Shkodër–Pult, Imzot Giovanni Peragine. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryebashkiaku Beci shkruan:
Me kënaqësi prita në zyrë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër–Pult, me të cilin ndamë kënaqësinë për përfundimin e procesit të pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie të Katedrales “Shën Shtjefni” së Shkodrës një nga simbolet më të rëndësishme historike të qytetit.
Gjatë takimit mora edhe falënderimet për lehtësirat dhe bashkëpunimin e krijuar në këtë proces të rëndësishëm të njohjes së pronësisë. Shpreha gjithashtu angazhimin për të asistuar dhe bashkëpunuar në hapat e mëtejshëm për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kësaj katedraleje, një pasuri e vyer për Shkodrën.






