Kryetari I bashkisë Shkodër ka inspektuar ditën e sotme segmentin rrugorë nga sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Ky segment rrugorë I është nënshtruar rikonstruksionit të plotë ku është parashikuar sistemimi dhe riasfaltimi I këtij segmenti rrugorë në qëndër të qytetit të Shkodrës. Kreu i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se kjo është një ndërhyrje që po bëhët në bazë të planit që ka bashkia Shkodër për të ndërhyrë në rrugët e qytetit dhe të njësive administrative

Përvec këtij segmenti rrugorë që është në proces, në qytetin e Shkodrës do të nis puna edhe në rikonstruksionin e rrugës në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, një tjetër nyje e rëndësishme e rrjetit rrugorë në brëndësi të qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I AKSIT DUKAGJINIT, BECI: DO HAPET SHPEJT
Artikulli tjetërNDËRTIMET NË THETH, BECI PRET BANORËT