
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve pranë kopshtit “Njomëzat”. Segmenti në hyrje të kopshtit shpesh i ngritur si shqetësim nga komuniteti dhe banorë të zonës ishte kthyer në problem shqetësues për ta. Falë ndërhyrjes që është bërë nga Bashkia sot situata është krejtësisht ndryshe.
Kryebashkiaku kërkoi që të sistemohet edhe territori pranë këtij kopshti, qendrës shëndetësore dhe banesave sociale të cilat janë të vendosura aty.
Megjithatë ai ka qënë i prerë më banorët e banesave sociale pasi u përball me papastërti të krijuara nga vetë banorët që jetojnë pranë banesave sociale.
Prej vitesh në këtë godinë janë të vendosura banesat sociale për të pastrehët në qytetin e Shkodrës, qendra shëndetësore dhe kopshti “Njomëzat” të cilat krijojnë një kompleks të institucioneve dhe komunitetit në këtë zonë, ku kërkohet edhe angazhimi i të gjithëve për të mbrotjur investimet publike në këtë zonë.