Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar nga afër ndërhyrjen që ka nisur prej dy ditësh në sheshin pranë shkollës 9 vjecare “Martin Camaj”. Ai është takuar me banorë të zonës si dhe drejtues të shkollës duke garantuar se ky shesh do të pastrohet plotësisht dhe do ti kthehet nxënësve dhe banorëve të zones.
Gjatë kësaj ndërhyrjeje është gjetur dakordësia edhe me banorët e zonës për lirimin e objekteve të cilat në vite, në mënyrë të jashtëligjshme kishin zënë sipërfaqet publike duke e kthyer këtë zonë në një pjesë të pakalueshme për vetë banorët dhe komunitetin e kësaj zone.
Bashkia Shkodër ka hartuar një projekt i cili përfshin rikonstruksionin e plotë të gjithë sheshit pranë kësaj shkolle në qytetin e Shkodrës.