
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka përfunduar studimi i fizibilitetit për projekt- idenë e hekurudhës kombëtarë Durrës- Shkodër- Prishtinë.
“Mirëmëngjes!
Kjo e shtunë nis me një lajm të rëndësishëm dhe shumë pozitiv për zhvillimin e Shkodrës drejt një qendre rajonale.
Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për projekt-idenë e hekurudhës kombëtare Durrës–Shkodër – Prishtinë.
Pas raportit të ekspertëve, tashmë i hapet rrugë realizimit të kësaj vepre infrastrukturore, një prej më të rëndësishmeve për kombin, e cila kalon nga Shkodra dhe lidh Shqipërinë me Kosovën.
Hekurudha Kuq e Zi!”






