Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zgjedhur që këtë të shtunë t’ia dedikojë të moshuarve pranë Shtëpisë së moshuarve. Ai ka bashkëbiseduar me ta, ndërkohë që është njohur nga afër edhe me funksionimin e këtij institucioni rezidencial në Shkodër. Gjatë bashkëbisedimit, ai është ndalur edhe tek reforma e pensioneve e iniciuar tashmë nga qeveria shqiptare.
Për drejtorin e këtij institucioni Fatjon Hoxha, ky institucion ka pasur vemëndje të shtuar kohët e fundit.
Vete të moshuarit janë shprehur të kënaqur me kushtet dhe atë cfarë ofrohet në këtë ambjent dedikuar atyre.
Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka premtuar më shumë mbështetje dhe përkujdesje ndaj kësaj shtrese në qytetin e Shkodrës.