Kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci, ka bërë një apel për banorët e Dukagjinit, lidhur me segmentin rrugor Kir–Lotaj–Ndërlysaj, në vendin e njohur si “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, i cili vazhdon të jetë i bllokuar.
Beci thekson se siguria e qytetarëve është prioritet, pasi janë vërejtur raste kur persona kanë tentuar të kalojnë rrugën në këmbë, duke rrezikuar seriozisht jetën, sidomos të fëmijëve.
Ai apelon që nuk duhet të lëvizni në këtë segment deri në përfundimin e ndërhyrjeve dhe të përdorni rrugët alternative.
Kryebashkiaku falënderoi gjithashtu Policinë e Shtetit për masat e marra për ndalimin e qarkullimit dhe sigurimin e zonës.
Statusi i plotë i kryebashkiakut Beci:
Thirrje për çdo banor të Dukagjinit
Ashtu siç kemi komunikuar para disa ditësh së bashku, rruga në segmentin Kir–Lotaj–Ndërlysaj, në vendin “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, vijon të jetë e bllokuar.
Siguria e qytetarëve është mbi gjithçka.
Janë vërejtur raste kur qytetarë kanë tentuar ta kalojnë në këmbë, duke rrezikuar seriozisht jetën, sidomos të fëmijëve.
Ju bëjmë apel të mos lëvizni në këtë segment deri në përfundimin e ndërhyrjeve dhe të përdorni rrugët alternative.
Falënderojmë Policinë e Shtetit për masat e marra për ndalimin e qarkullimit.

Artikulli paraprakHAPET MENSA NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetër“GUIDA TURISTIKE E QARKUT SHKODËR”