Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, dhe Rektorin e Bazilikës “Nana e Këshillit të mirë”, Dom Artur Jaku, diskutuam për një projekt të ri, i cili është porta hyrëse e qytetit.

Së bashku me arkitektin Jesús Hernández diskutuam mbi detajet e këtij projekti, që përfshin kalanë e Shkodrës dhe zonën pranë Kishës së Zojës, një vend lutjeje dhe pelegrinazhi për mijëra besimtarë, jo vetëm nga Shkodra, por nga e gjithë Shqipëria.
Me këto projekte të reja transformuese kjo zonë jo vetëm do të kthehet në një pikë referimi, por do ta rikthejë qytetin në gjurmët e tij historike si kryeqendër e rajonit.

May be an image of 2 people

May be an image of 3 people

May be an image of 4 people and the Oval Office

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ CELIBASHI TAKIM ME KRYEPROKURORIN, ÇELA: JEMI NË MOMENTET E FUNDIT TË HARTIMIT TË MASAVE
Artikulli tjetërBJESHKA: TË LIROHEN TROTUARET