
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do të ndryshojë godinë për t’u zhvendosur tek ish konvikti “Safet Spahia”, kjo pas miratimit nga këshilli i bashkisë Shkodër. Disa prej anëtarëve të këshillit shprehën shqetësimin se ku do shkojnë qendrat shëndetësore që janë aktualisht tek ai konvikt ndërsa ngritën edhe probleme në ndërmarrjen e ujësjellësit. Kryetari i bashkisë Benet Beci tha se kalimi në ndërmarrje rajonale të ujësjellësit është gjëja e duhur sepse ishte në prag falimentimi nga keqmenaxhimi 30 vjeçar sipas tij.
Këshilltarët shprehën mendime të ndryshme për kalimin e ndërmarrjes së ujësjellësit tek godina e ish konviktit “Safet Spahia”.
Me shumicë votash këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi zhvendosjen e ndërmarrjës së ujësjellës kanalizime qarku Shkodër nga godina aktuale tek ish konvikti “Safet Spahia”.