Befasia e javës së 27-të të “Abissnet Superiore” ka ardhur nga Vlora, aty ku Flamurtari mposhti Vllazninë kryesuese me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli vendimtar erdhi në minutën e 35’, kur Bolzan, pas assistit të sulmuesit shkodran Erald Maksuti, dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin vendasve. Skuadra shkodrane u përball edhe me vështirësi më të mëdha, pasi Charles u ndëshkua me karton të kuq vetëm dy minuta më vonë, duke lënë Vllazninë me 10-futbollistë. Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit kërkuan barazimin deri në fund, por pa sukses. Pas humbjes, trajneri Edi Martini tha se ndihet i keqardhur, si dhe shtoi që ndikoi kartoni i kuq i Charles, që sipas teknikut të kuqebluve ishte pa lidhje në fushë të kundërshtarit.
Nga ana tjetër, Andi Ribaj, trajneri i Flamurtarit, foli pas triumfit që ekipi i tij arriti në shtëpi ndaj Vllaznisë, teksa tha se fitorja me kuqeblutë ishte e merituar.
Pas kësaj humbje të kuqebluve, në krye të klasifikimit rifillon gara për titullin, teksa Vllaznia sheh që Elbasani i afrohet vetëm dy pikë pas fitores me Tiranën. Ndërkohë, shkodranët nxjerrin një mësim të mirë nga kjo ndeshje, duke treguar se asnjë kundërshtar nuk mund të nënvlerësohet.

Artikulli paraprak“SHLLAKU N’SHEKUJ”
Artikulli tjetërSHERRI NË PARLAMENT, SEKRETARIATI I ETIKES PËRJASHTON ME 10 DITË NGA KUVENDI BARDHIN DHE BALLIUN! TAULANT BALLA NUK DËNOHET