Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Po sot, kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Me dy dekretet e firmosura nga Presidenti Begaj, Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besfort Lamallarin.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Tiranë, më 17 shtator 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e z. Besfort Lamallari nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e z. Ervin Demo në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPASURITË E PALUAJTSHME KRYESOJNË RRITJEN E SHËRBIMEVE, SHITJET RRITEN ME 38.9%
Artikulli tjetërSEANCË PLENARE DHE PROTESTË/ TUBUESIT GRUMBULLOHEN PRANË KUVENDIT, POLICIA VENDOS GARDH METALIK NË AKSET KRYESORE AFËR GODINËS