Presidenti Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet Mbretit Charles III për ndarjen nga jeta të nënës së tij Mbretëreshës Elisabetha II. Në një letër drejtuar mbretit, Begaj vlerëson vlerëson rolin dhe detyrën e Mbretëreshës përgjatë 70 viteve mbretërim ku u përball me shumë sfida, por sipas tij mbretëresha ia doli që të kontribuojë për paqen në të gjithë botën, duke fituar admirimin e të gjithëve. Begaj shkruan se mbretëresha do të mbetet në histori si shtetarja e përkushtuar deri në çastet e fundit ndaj vendit të saj. Presidenti e mbyll letrën e tij duke thënë se populli shqiptar bashkohet me dhimbjen e familjes mbretërore.

“Madhëria Juaj

Me keqardhje të thellë ju drejtohem për humbjen e Mbretëreshës se dashur, Madhërisë së Saj Elisabeta II. Në këto momente hidhërimi, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, shpreh ngushëllimet tona më të ndjera për Familjen Mbretërore, gjithë nënshtetasit e Madhërisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë Komanuelthin. Mbretëresha Elisabeta do të mbetet në histori dhe në kujtesën e se gjithë brezave, si personifikimi më shembullor i shtetarit të përkushtuar deri në çastet e fundit, ndaj vendit, detyrës dhe misionit, që historia i ngarkoi që në moshe të re. Ajo mbretëroi me dinjitet të pakrahasueshëm, për plot 70 vite jo të lehta për Mbretërinë e Bashkuar dhe u përball me sfida të vështira, që nga shpërbërja e Perandorisë, e konfliktet e tejzgjatura me Irlandën e Veriut, Brexit, etj., por ia doli gjithmonë të ruaj paanshmërinë, të kultivojë marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqës të shumtë global dhe të kontribuojë për paqen dhe përparimin në vend dhe në mbarë botën duke fituar në mënyrë të natyrshme admirimin e të gjithëve.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën. Sot, të gjithë ne jemi pranë jush me mendime dhe lutje për shpirtin e saj dhe trashëgiminë e rrallë, që Ajo i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, vendit të Saj dhe gjithë Njerëzimit. I përjetshëm qoftë kujtimi i Saj”, shkruhet në letër.

Begaj ishte i pranishëm një ditë më parë në homazhet për mbretëreshën në ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë. Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. Funerali shtetëror i Mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator në kishën Westminster Abbe

Artikulli paraprakPËRZGJIDHET FILMI QË DO TË PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË OSCARS 2023
Artikulli tjetër8 FAKTE TË PANJOHURA RRETH MBRETËRESHËS ELIZABETH II