Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura.

Me Dekretin nr. 477, datë 16.12.2025, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në vijim, me Dekretin nr. 478, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Ndërkohë, me Dekretin nr. 479, datë 16.12.2025, Presidenti i Republikës dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, i cili mban detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Detare.

Artikulli paraprakREKLAMUAN SE JEPNIN AUTOMJETE ME QERA, DUKE PËRFITUAR PARA DHE MOS KRYER SHËRBIMIN, PROKURORIA SHKODËR DËRGON NË GJYQ 4 PERSONA PËR ‘MASHTRIM’ E ‘FALSIFIKIM’
Artikulli tjetërABUZIME ME TENDERËT E AKSHI-T,SPAK FIRMOS 8 MASA SIGURIE