Bajram Begaj, takoi sot Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers, së bashku me drejtorin e këtij fondacioni në Tiranë, Dr. Thomas Kunze. Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën që ky fondacion i ka dhënë vendit tonë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral. Gjermania, në vlerësimin e Begaj, mbetet një mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”, u shpreh Presidenti.

Po ashtu Begaj theksoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni Konrad Adenauer tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës. Në dund ai vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.

Artikulli paraprakPARTNERË PËR PËRPARIM/ TURI I AMBASADËS SË MBRETËRISË SË BASHKUAR INVESTIM PËR TË RINJTË NË VERI TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërRESHJE INTENSIVE NE SHKODËR E LEZHË, MBROJTJA CIVILE APEL QYTETARËVE: TREGONI KUJDES TË SHTUAR