Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh. Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.

Presidenti i Republikës i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë.

Artikulli paraprakKLASAT E 9-ta ZHVILLOJNË PROVIMIN E LIRIMIT NË MATEMATIKË
Artikulli tjetërSKANDALI TE ONKOLOGJIKU, SHKARKOHET MJEKËT DHE ISH-ZV.DREJTORESHA E QSUT! MINISTRJA: NEVERI