Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se brenda 24 orësh do të njoftohet data se kur do të mbahet protesta.

“Shumë shpejt një nga protestat e para do të njoftohet këto 24 orë”

Meta lajmëroi se do të ketë vazhdimisht protestat antikorrupsion që do të mbahen tek veprat e krimit që janë kryer.

Do të ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo do të ndodhë pasi të konsultohem me drejtuesit e tjerë të Partisë Lirisë.”

Meta tha se protestat do të jenë së bashku me të gjitha forcat politike dhe grupet e interesit. “Partia e Lirisë do të jetë një forcë politike në terren jo vetëm duke denoncuar në parlament”