Duke nisur që ditën e sotme, temperaturat në të gjithë vendin pritet të ulen gradualisht dhe në fundjavë do të shkojnë deri në -23 gradë Celcius.

Sipas parashikimit të sinopktikanëve, të enjten temperaturat në zonat malore do të shkojnë deri në -11 gradë dhe të premten deri -14, kurse të shtunën deri -23. Ulje të temperaturave do të ketë edhe në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ky parashikohet të jetë i ftohti më i madh i këtij dimri. Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia të cilat do të përfshijnë të gjithë Ballkanin. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës pritet të jenë prezent deri në mesin e këtij muaji.

Artikulli paraprakKOLAUDIMET, MINISTRIA SQARON QYTETARËT
Artikulli tjetër“SUUS”, NDËR 24 KËNGËT MË TË MIRA TË EUROVISIONIT