Deri në mesditë do mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në republikën e shqipërisë. Por Meteoalb raporton se pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit. Nata do të diktojë kthjellime dhe pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit mbeten pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verlindje deri 13°C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Juglindja e europës mbetet nën dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të pakta , por gjithashtu në kushte të paqëndrueshme atmosferike paraqiten Ishujt Britanikë. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten vendet e Europës Lindore, Veriore dhe asaj Qëndrore. Po ashtu gadishulli Iberik vijon me mot të kthjellët.

Artikulli paraprak‘100 DËSHTIMET E RAMËS NË 8 VITË’, BASHA: TAKSAPAGUESIT SHQIPTARË RREZIKOJNË TË PAGUAJNË 450 MILIONË EURO PËR ARBITRAZHET NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërFIRMOSET MARRËVESHJA E NJOHJES SË PATENTAVE SHQIPTARE NË ITALI, RAMA: PËR MERAKUN E ATYRE QË QARKULLOJNË ME MAKINË MATANË DETIT