Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara në Veri dhe pjesërisht qendër. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 6 – 7 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qendrore mbetet në ndikimin e motit të acart dhe stuhive të dëborës. Po ashtu me reshjet të dendura dëbore vijon Veriu dhe lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.