
Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka cilësuar ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), nga parlamenti shqiptar, si hap me rëndësi në agjendën evropiane të Shqipërisë.Kryediplomati Hasani tha se kjo marrëveshje parashikon hapjen e përfaqësisë së BEI në Tiranë.
“Hapja e një zyre të BEI në Tiranë është një mundësi për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, digjitalizimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimi”, tha ministri i jashtëm Igli Hasani.
Sipas tij, kjo zyrë do të ndihmojë për financime të reja dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë.