Bekim Balaj do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në 2027. Drejtuesit dhe kapiteni kanë rënë dakord që kontratën ekzistuese ta zgjasin edhe për dy sezonet e ardhshme. Vetë golashënuesi më i mirë i Superiores, Balaj ka folur së fundmi në një intervistë për “Star Plus” për ecurinë pozitive të këtyre javëve tek kuqeblutë. Në fjalët e tij, ai theksoi se nga skuadra pritet akoma më tepër.

Gjithashtu, sulmuesi më i mirë i Superiores u ndal edhe tek dy ndeshjet e rradhës kundër Elbasanit.

Bekim Balaj vazhdon të jetë pika e referimit për kuqeblutë, teksa fituesi i “Topit të Artë” dhe i “Këpucës së Artë” për vitin 2024 po tregon se është në rrugë të mbarë për të qenë dominues edhe në sezonin aktual.

Artikulli paraprakVIJON NË REANIMACION 44 VJEÇARJA ANILA NDOKA
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË ME PESHËN MË TË MADHE TË INVESTIMEVE