
MESAZHE PAQEJE, HARMONIE DHE BEGATIE NGA KRERËT MË TË LARTË TË SHTETIT. Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Novruzit. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe.
Me rastin e kësaj feste, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka publikuar në faqen zyrtare të Presidencës një urim për të gjithë besimtarët bektashianë.Në urimin e tij me këtë rast, kreu i shtetit uron mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë, e ndërkohë vlerëson edhe harmoninë ndërfetare, një virtyt i shquar i shqiptarëve. Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj, ka mbajtur një ceremoni në Kryegjyshatë, ku është lutur për ditëlindjen e Imam Aliut. Ai lexoi vargje kushtuar kësaj dite, ku urohej për paqe, shpresë dhe begati.