
Siç ishte paralajmëruar kohë më parë, në repartin zjarrëfikës të Malësisë së Madhe u bë e mundur dhurimi I një automjeti me parametra europian I ardhur nga Belgjika. Drejtori I këtij reparti, Besnik Hasa tregon se sigurimi I këtij mjeti është bërë I mundur falë bashkëpunimit me bashkinë e Malësisë së Madhe.
Sigurimi I këtij mjeti me kushte të favorshme për të përballuar terrenin e ashpër të Malësisë së Madhe ishte një domosdoshmëri prej vitesh tregon drejtori Hasa.
Tashmë në këtë repart janë në gjendje pune 4 automjete zjarrëfiëkse të cilat janë në gatishmëri për çdo rast zjarri në Malësinë e Madhe.
Pavarësisht faktit që prej vitesh investohet për sigurimin e mjeteve zjarrëfikëse, duket se nuk do të ketë ndërhyrje në përmirësimin e infrastrukturës së godinës së repartit e cila pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet, I reziston viteve.






