Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë. Mbi të rëndojë akuzat “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPD: PS SHPËRBLEN MERCENARËT E BINDJES DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërBASHA I BESON SHKODRËN BARDHIT, ÇON NOKËN NË ELBASAN