Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, nuk do të ketë fishekzjarre dhe festime të tjera natën e ndërrimit të viteve, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri belg, Charles Michel, i cili tha se vendi është marrë pas informacioneve për sulme të mundshme terroriste natën e ndërrimit të viteve.

Po ashtu edhe kryebashkiaku i Brukselit, Yvan Mayeur, foli mbi vendimin për të anuluar festimet të enjten, duke thënë se ai është marrë pas një takimi që ai ka pasur edhe me Ministrin e Brendshëm.  Një ditë më parë, dy persona janë arrestuar nga forcat belge të policisë, nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste në Bruksel në vigjiljen e ndërrimit të viteve. Belgjika vazhdon të mbetet në gjendje gatishmërie të lartë ndaj sulmeve terroriste, që prej ngjarjeve të dhunshme të 13 nëntorit në Paris. Një pjesë e mirë e organizatorëve të dhunës në kryeqendrën e Francës, bazat e tyre i kishin në Belgjikë.

Artikulli paraprakSHPËRBLIM SIMBOLIK PËR FAMILJET E POLICËVE TË VRARË
Artikulli tjetërZELANDA E RE, MBËRRIN VITI 2016-të, SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH