Fshati Beltojë në njësinë administrative Bërdicë në bashkinë Shkodër, është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse. Mungesa e vëmëndjes sa i përket përmirësimit të kushteve të jetesës, si dhe niveli i ulët i papunsisë ka detyruar të rinjtë të largohen jashtë vendit, pasi në fshatin Beltojë nuk i’u ofrohet asgjë. Të vetmit që kanë mbetur janë të moshuarit bën të ditur kryetari i zonës Gasper Lacuku.

Kryetari i fshatit Beltojë, tregon se largimet e të rinjve sidomos vitet e fundit kanë qënë në masë, duke bërë që kjo situatë të ndikojë negativisht edhe në fuqinë puntore.

Zef Ndoka banor në fshatin Beltojë , shprehet se të rinjtë nuk kanë asnjë mundësi për të siguruar të ardhmen e tyre në këtë vend.

Të rinjtë janë konsideruar gjithomonë si e ardhmja e vendit, por duket se një situatë e tillë e krijuar vitet e fundit po i detyron ata të largohen për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë.