Blushi prezanton partinë “LIBRA”: Besojmë se Shqipëria bëhet

Ben Blushi për herë të parë flet si një kryetar i një partie të re. Në prezantimin e partisë “Lista e Barabartë” Blushi thotë se Shqipëria do të bëhet nga Shqiptarët Blushi: Unë mendoj se të guxosh është e drejtë dhe të kesh frikë është e padrejtë. Të shpejtosh është e drejtë, të presësh është e padrejtë, të kesh shpresë është gjithmonë e drejtë, të humbësh besimin është gjithmonë e padrejtë. Të përpiqesh është vetëm e drejtë, të pengosh është vetëm e padrejtë. Të besosh është shumë e drejtë, të dyshosh është e domosdoshme por përgjithësisht e padrejtë dhe kështu janë ndarë njerëzit. Disa kanë luftuar, disa kanë pushuar, disa janë përpjekur për të tjerët , disa janë të djegur nga të tjerët. Disa kanë menduar disa kanë ëndërruar, disa kanë besuar, disa kanë dyshuar. Ne të gjithë sonte jemi për të besuar. Çfarë besojmë ne? Ne besojmë se Shqipëria bëhet, duhet të bëhet dhe do bëhet nga shqiptarët. Shqipëtarët kanë durimin se Shqipëria mund të bëhet. Me këtë besim kemi ardhur për të marrë një besim, kemi ardhur për tu bashkuar në një ide. Na bashkon një ide“LIBRA” do te jete e verdhe pasi e kuqja na varferoi per 50 vjet,bluja na demtoi per 20 vjet dhe mavia na shkaterreoi per tre vjet..

Artikulli paraprakRAMA REAGON PAS DEKLARATES SE NISHANIT PER TE MBLEDHUR KESHILLIN E SIGURISE
Artikulli tjetërTENTON T’I IKE ME VRAP POLICISE,NEUTRALIZOHET I KERKUARI PER VJEDHJE