Një prostitutë është sulmuar me grushte, sepse çmimi për performancën seksuale është vlerësuar i kripur nga klienti. E lënduara e ngjarjes së ndodhur në Siena të Italisë mbrëmjen e djeshme është një shqiptare 25 vjeçe.

Ajo u kontaktua përmes internetit nga një klient dhe fiksuan një takim në banesën e këtij të fundit në periferi të Sienës, rapotojnë mediat italiane. Por, pas performancës seksuale, klienti nuk është kënaqur me çmimin që vajza i ka thënë për të paguar dhe kështu e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte.

25-vjeçarja arriti ti shpëtojë dhunës dhe u largua nga banesa dhe teksa doli në rrugë kërkoi ndihmën e disa kalimtarëve, që e transportuan në spitalin e Sienës. Dhunuesi është denoncuar dhe ndiqet në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakVETËVRITET BARIU SHQIPTAR,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërVETTINGU, KPK ZGJEDH 12 KËSHILLTARËT LIGJORË