
Bashkia Shkodër ka vënë në funksion një pajisje teknologjike të specializuar për heqjen e bimësisë në akset rrugore.
Për herë të parë, kjo pajisje po përdoret nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe ka nisur menjëherë punën në prerjen dhe pastrimin e bimësisë përgjatë rrugëve në territorin e Bashkisë Shkodër.






