Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka bërë me dije se shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Tom Alimhilli” do ti nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.

“Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Tom Alimhilli” do të rikonstruktohen plotësisht bashkë me palestrën e gjimnazit “28 Nëntori”, ndërsa do të ndërtojmë fushat sportive në shkollën “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina.

4.5 milion euro është vlera e këtyre projekteve të sapofituara të Bashkia Shkodër
në thirrjen e hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kjo është puna jonë që vijon teksa në proces janë investimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, “Kolë Idromeno” dhe terrenet sportive në 3 shkolla, e rikonstruksionin e plotë në shkollat profesionale ” Hamdi Bushati” e “Arben Broci” financuar nga MEKI.

Vlera e këtyre investimeve për shkolla e kopshte i kalon 12 milion euro, por i paçmuar është gëzimi e emocioni i mësuesve, nxënësve, prindërve e sigurisht i imi , për këto punë të mira që po bëjmë bashkë për Shkodrën!”

Artikulli paraprakDËSHTON KONSTITUIMI I KUVENDIT NË KOSOVË/ NUK MIRATOHET RAPORTI PER VERIFIKIMIN E MANDATEVE
Artikulli tjetërAMERIKANI QË PROMOVON ZONAT TURISTIKE TË SHKODRËS