Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër nisjen e punimeve për rikonstruksionin e plotë të Markatës së Rusit, një investim që synon të transformojë kushtet e tregtimit të mishit dhe peshkut në qytet.
Gjatë inspektimit, Beci u shpreh se ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për të modernizuar tregjet publike dhe për të vendosur standarde evropiane në ofrimin e shërbimeve.

Projekti parashikon ndërtimin e një tregu modern, me standarde bashkëkohore higjieno-sanitare, duke i dhënë fund tregtimit në ambiente të papërshtatshme dhe duke garantuar kushte më të mira pune për tregtarët, si edhe më shumë siguri për konsumatorët.

Rikonstruksioni i Markatës së Rusit përmbyll një sërë investimesh të Bashkisë Shkodër në zonën e Rusit. Pas rikonstruksionit të tregut, ky investim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për tregtarët, rritjen e standardeve të shërbimit dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt e funksional në një nga zonat kryesore tregtare të qytetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA KONTROLLE ME MATËS AKUSTIKË PËR ZHURMAT NË SHKODËR DHE VELIPOJË
Artikulli tjetërVELIPOJË, QENDRA SHËNDETËSORE NË SHËRBIM TË PUSHUESVE