
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi ecurinë e punimeve në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, e cila po i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor sipas standardeve moderne të infrastrukturës arsimore.
Sipas kryebashkiakut Benet Becit, investimi synon të krijojë kushte bashkëkohore për rreth 900 nxënës, të cilët pritet të nisin vitin e ri shkollor në një mjedis tërësisht të transformuar. Ai theksoi se puna po vijon me ritme të mira, me objektivin që projekti të përfundojë në kohë.
Investimi në shkollën “Ismail Qemali” është pjesë e vizionit të Bashkisë Shkodër për forcimin e infrastrukturës arsimore dhe përmirësimin e kushteve të mësimit për brezat e rinj, duke e konsideruar arsimin si bazën e zhvillimit të qytetit.


