
BENET BECI: Me kënaqësi prita në një takim Drejtorin Rajonal të Trashëgimisë dhe Kulturës në Shkodër, Helidon Sokoli, të cilin e urova për marrjen e detyrës së rëndësishme në drejtimin e trashëgimisë kulturore të rajonit të veriut.
Diskutuam mbi projektet e Bashkisë Shkodër dhe mbi bashkëpunimet e ardhshme që lidhen me rijetëzimin e Kalasë së Rozafës, sistemimin e parkimit për turistët, si edhe ndërhyrjet në qendrën historike të qytetit, një pasuri e çmuar që duhet ruajtur dhe promovuar.
E dimë se kemi një rrugë të gjatë përpara për t’i dhënë trashëgimisë kulturore vendin që meriton në zhvillimin e Shkodrës, ndaj do të punojmë me përkushtim që ta kthejmë në një vlerë të prekshme për qytetarët dhe vizitorët.


