Pas raportimeve të qytetarëve për një banesë tejet të amortizuar dhe të braktisur, nga e cila ishin shkëputur pjesë të çatisë duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër ka ndërhyrë menjëherë në këtë banesë të braktisur në rrugën Babaj, duke kryer pastrimin dhe largimin e elementëve të rrezikshëm.
Ndërhyrja u realizua për të garantuar sigurinë publike dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Artikulli paraprakPAPA LEONE XIV MBYLL PORTËN E SHENJTË TË BAZILIKËS SË SHËN PJETRIT, PËRFUNDON VITI JUBILAR I SHPRESËS
Artikulli tjetërDURRËSI “NOTON” NË UJË, PËRMBYTJEVE NUK I SHPËTON AS BURGU