Në një frymë bashkëpunimi prita në zyrë Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
Diskutuam për projektet e përbashkëta që kemi nisur tashmë në Shkodër por edhe rëndësinë që mbart muaji Nëntor në 35 vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Bashkia Shkodër dhe Myftinia, si dy institucione që përfaqësojnë komunitetin dhe banorët e Shkodrës, janë bashkë për të përcjellë mesazhe bashkimi, zhvillimi, rregulli dhe frymë tolerance që Shkodra e ka dëshmuar gjithmonë.

Artikulli paraprakRAMA: SYNOHET ULJA E HUMBJEVE NË RRJET
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS: DOSJA PËR PRONËN NË PROKURORI