Kandidati i PS për deputet në Shkodër Benet Beci falënderoi gjithë shkodranët për pritjen e sotme dhe takimet që ka pasur. Beci tha se PS vjen me një program dhe një ekip të jashtëzakonshëm dhe se vota e qytetarëve më 25 prill është për ta futur Shkodrën në ritmet e zhvillimit të gjithë vendit.

“Është hera e parë që marr pjesë në një fushatë elektorale dhe dua të falënderoj secilin prej jush për pritjen, për takimet. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ne kemi një program dhe një ekip të jashtëzakonshëm. Për ta futur Shkodrën në ritmet e zhvillimit të gjithë vendit. Duhet të votojmë për projektet që kanë filluar. Do votojmë për një hyrje të Shkodrës, që meriton Shkodra për të mirëpritur vizitorët dhe turistët e saj.

Të vazhdojmë projektet që kemi nisur për gjithë liqenin e Shkodrës, të Shirokës, Zogajt, të rrugës së Velipojës, të rrugës së Dukagjinit”, tha Beci.