Mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë!🏆
Një tjetër faqe e artë në historinë e atletikës shkodrane! Ekipi i Vllaznisë shpallet kampion i Shqipërisë në Kampionatin e 87 Kombëtar për të Rritur, duke siguruar titullin e 29 në histori dhe të 17-in radhazi! 🇦🇱
✅ Me 205 pikë, dominim i padiskutueshëm dhe performancë spektakolare nga atletët tanë:
🥇 Franko Burraj – Kampion në 200m me rekord kombëtar (21.03 sek) dhe sportisti më i mirë i kampionatit!
🥇 Leandro Çardaku, Sidrit Kopliku, Muhamet Çangeli, Erisa Rrasa, Kolindo Kiri dhe të tjerë me paraqitje të shkëlqyer në disiplinat e tyre.
🥇 Stafetat 4x100m & 4x400m – fitore dhe emocione deri në fund!
💪 Falë përkushtimit të atletëve dhe punës së palodhur të trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj, Vllaznia vazhdon të shkëlqejë në majat e sportit shqiptar!

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË PREMTE
Artikulli tjetërINVESTIMET SHQIPTARE JASHTË VENDIT PËSUAN FRENIM NË TREMUJORIN E PARË TË VITIT