
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD Sali Berisha. Pa cekur në asnjë rresht diskursin politik Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj cdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qënë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh. Kryebashkiaku Benet Beci shprehet i prerë se partia e tij politike është Shkodra.
Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvëndëuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e bçikletave dhe një sërë ndërhyrjesh te tjera që do ta bëjnë më të kéndshme viziten ne liqenin e Shkodrës. Me investimin në punë e sipêr Shirokë-Zogaj-kufi i gjithe bregu perendimor i liqenit do të kete korsine e dedikuar të bicikletave.
Janë një sërë investimesh publike ne një vlerë të konsiderushme me vlere prej rreth 50 million euro që janë në proces në bashkinë Shkodër ne financim të qeverisë Shqiptare e bashkise Shkoder. Në qytet po punohet në rrugën hyrëse dhe dublimin e rrugës së Bahcallëkut, , parkun 19 hektarë tek Ura e Bunës, rikualifikimi urban i Zdarales, pastrimi i Liqenit të cilat po krijojnë një impakt surprizues jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.