
Pas disa ditësh pune intensive në terren, ka përfunduar ndërhyrja në Kir, në Njësinë Administrative Pult, ku rruga ka qenë e bllokuar në rreth 25 pika si pasojë e kushteve të vështira.
Aktualisht, situata është normalizuar dhe qarkullimi është i lirë dhe pa probleme për Njësitë Administrative Shalë, Shosh dhe Pult, me lëvizje të sigurt nga Qafa e Thores.
Lëvizja vijon pa pengesa, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në monitorim për garantimin e sigurisë në vijim.






