
Postimi i kryebashkiakut Benet Beci
24 orë në shërbim të sigurisë dhe rregullit.
Duke nisur nga sot, Policia Bashkiake e Shkodrës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve edhe gjatë orëve të natës, përmes organizimit të turnit të tretë.
Ky organizim rrit praninë në terren, forcon sigurinë dhe garanton një shërbim të pandërprerë gjatë gjithë sezonit turistik, duke kontribuar në një qytet më të qetë, më të rregullt dhe më mikpritës.
Shkodra po mirëpret çdo ditë mijëra vizitorë nga Shqipëria dhe bota. Prandaj, angazhimi ynë është të ofrojmë shërbime cilësore dhe të garantojmë rendin e sigurinë në çdo orë të ditës dhe të natës.
Salla Operative e Policisë Bashkiake është në shërbim 24 orë në numrin: 069 606 0992. Çdo qytetar mund të kontaktojë në këtë numër për të raportuar problematika apo për të kërkuar asistencë.






