Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, pas meshës në katedralen Ortodokse, zhvilloi një takim me kryetarin e bashksë së Shkodrës, Benet Beci . Bashkëbisedimi u fokusua në vlerësimin e qytetit të Shkodrës si simbol i harmonisë fetare, si një vlerë jo vetëm për komunitetin por për të gjithë Shqipërinë .

Në fund të takimit kryebashkiaku Beci dhe kryepeskopi shkëmbyen dhurata simbolik.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Kryepiskopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan e cila përkon me të dielën e fundit para krishtlindjes .

Artikulli paraprakMIRDITË, ARRESTOHET 35-VJEÇARJA ME ARMË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHKODËR, 2 TË PLAGOSUR