Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka pritur në zyrë Imzot Angelo Massafren dhe Arqipeshkvin Giovanni Peragine.

Me kënaqësi të veçantë prita në zyrë Imzot Angelo Massafra së bashku me Arqipeshkëvin e ri të Dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Giovanni Peragine.

Gjatë bisedës vlerësova kontributin e çmuar që Imzot Massafra ka dhënë ndër vite, duke e bërë atë një figurë të shquar në Shkodër.

Mesazhet e tij, urtësia dhe përkushtimi për harmoninë ndërfetare në qytet, janë shembuj frymëzues dhe jam i bindur se do të vijojnë edhe nën drejtimin e Imzot Giovanni Peragine.

Diskutuam gjithashtu projektet që synojnë kthimin e Shkodrës në rrënjët e saj historike, duke përfshirë zonën përreth Kalasë së Shkodrës, Kishës së Zojës dhe Xhamisë së Plumbit, si një pjesë unike dhe e veçantë për hyrjen e qytetit.

Një falënderim i përzemërt për Imzot Massafrën.

Dera e Bashkisë Shkodër do të jetë gjithmonë e hapur për të. 🙏”

https://www.facebook.com/beci.benet/posts/pfbid0sfuW4uqQJSWbepGqhsua5bjUgdMhpnJyvtFC8N9Bypu8bEffqP6xMCLH32QhNSrAl?__cft__[0]=AZVuY04__1zIvlvN-gL0FGp6JYwrp1lRarqeGKAqophox51A53mEuf_7i8WgzWJCH6QK-2XGFCJZmpEUL_6IogQXEhp3m-cEKE6-r7zkum_OuOZN8k6HdRUrKkane3pSBltcc0ZKqOnu7Nk83JB0QKSN-KPfV-QI_iGTpZpKXbpvlw&__tn__=%2CO%2CP-R

Artikulli paraprakDHUNA NË OBORRIN MBRETËROR, 16 MUAJ SHËRBIM PROVE PËR PRINC LEKËN, JEP PAFAJËSI PËR ELIA ZAHARINË! 10 MUAJ BURG PËR TË ATIN, GJERGJIN
Artikulli tjetërHAP DYERT GALERIA E ARTIT NË LEZHË