
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në zyrë kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula
“Me kënaqësi prita në zyrë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula. Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, duke u fokusuar te puna dhe iniciativa e këtij autoriteti për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist.
E garantova zonjën Sula për mbështetjen që Bashkia Shkodër do të ofrojë në këtë drejtim, si dhe në nisma të tjera në mbështetje të të përndjekurve politikë në Shkodër.”