
Dy ditë përpara koncertit “Rame Lahaj & Friends”, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij tenorin me famë botërore Rame Lahaj dhe drejtoren e Orkestrës Simfonike, Elda Laro.
Dy ditë para koncertit “Rame Lahaj & Friends”, pata kënaqësinë të pres në zyrë tenorin me famë botërore Rame Lahaj dhe drejtoren e Orkestrës Simfonike, Elda Laro.
Më 20 Qershor, në ora 20:00, Shiroka do të bëhet skena e një mbrëmjeje të veçantë artistike, ku muzika dhe bukuria e natyrës do të bashkohen në një përjetim të paharrueshëm.
🎶 Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj feste të madhe të muzikës. Koncerti është pa pagesë dhe i hapur për të gjithë.
Shihemi në Shirokë! ❤️


