
Pas përmbylljes së procesit të numërimit në të gjithë qarkun e Shkodrës, drejtuesi politik I Ps në Shkodër Benet Beci, përmes një statusi në facebook ka falenderuar të gjithë votuesit ndërsa e ka cilësuar rritjen e votave të partisë sociliste në Shkodër spektakolare .
“Në Qarkun e Shkodrës, edhe pse nuk jemi forcë e parë, kemi arritur objektivin tonë kryesor: sigurimin e një mandati shtesë deputeti dhe kemi qenë shumë pranë mandatit të dytë shtesë. Kemi ruajtur epërsinë dhe fitoren në Malësinë e Madhe, ndërsa kemi shënuar një rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, një dëshmi që qytetarët po e mbështesin gjithnjë e më shumë betejën tonë për zhvillimin e këtij qyteti.
Fitorja më e madhe padyshim është qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti që i dhamë Shkodrës gjatë kësaj periudhe të gjatë gare, si rrallëherë më parë. Dhe këtë hap e bëmë bashkë me të gjithë qytetarët e qarkut tonë. Për këtë ju falënderoj përzemërsisht secilin prej jush.
Duket se të gjithë bashkë kemi kuptuar diçka shumë të rëndësishme: Shkodra është e para!”
Partia socaliste mori 4 mandate në qarkun e Shkodër ndërsa Edona Bilali u rendit e para në listën preferenciale por nuk arriti të siguronte një mandat deputeti.