Shkodra përulet për njeriun, heroin Arben Anamali.

Ai nuk ishte thjesht një punonjës, as thjesht një kapiten anijeje. Ishte një njeri që zgjodhi jetën e të tjerëve para jetës së vet.
Një ngjarje e rëndë, që tronditi gjithë Shkodrën, por që njëkohësisht lartësoi emrin e qytetit dhe të Bashkisë Shkodër.

Me guximin, sakrificën dhe zemrën e tij, ai mbrojti jo vetëm jetën e turistëve që ndodhej në rrezik, por edhe nderin dhe dinjitetin e vendit të tij. Kapiteni nuk u kthye më, por la pas një vepër që e bëri të përjetshëm në kujtesën e të gjithëve.

Shkodra humbi një bir, por fitoi një hero.
Kapiteni Arben Anamali bëri atë zgjedhje që vetëm të rrallët mund ta bëjnë: të japësh jetën për një mik të qytetit dhe për të mbrojtur emrin e tij.

Sot, secili prej nesh do të donte të kishte guximin e tij… por vetëm ata që lindin heronj janë të aftë ta bëjnë këtë sakrificë.

Bashkia Shkodër i qëndron pranë familjes së tij në këtë dhimbje të madhe.
Përulje dhe nderim të përjetshëm për heroin tonë, Arben Anamali.🙏

Artikulli paraprakGODITET NJË RAST I SHITJES SË LËNDËVE NARKOTIKE, NË DOZA
Artikulli tjetërSHKARKOHET KLANI DREJTUES I POLICISË SË SHKODRËS