Sot pata kënaqësinë të takohem me drejtues të lartë të Bankës Gjermane të Zhvillimit (KfW) në Frankfurt dhe Tiranë, përfaqësues të lartë të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, si dhe me përfaqësues të FSHZH (Fondit Shqiptar të Zhvillimit), të cilët së bashku me Bankën Europiane të Investimeve pritet të jenë investitorët dhe mbështetësit kryesorë të paketës “Porta e Alpeve”. Ndava me ta vizionin për realizimin e kësaj pakete të plotë investimesh, kryesisht për Shkodrën dhe në tërësi për gjithë veriun e vendit.
Paketa “Porta e Alpeve” përfshin investime konkrete në mobilitet, bulevarde, muze dhe në turizëm.
Një paketë që përcjell vizionin “Shkodra 2030”.
Ky është një nga hapat më të rëndësishëm drejt zhvillimit infrastrukturor të rajonit, për Shkodrën Moderne.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTET U ULËN ME 16% NË JANAR-KORRIK, SHOFERËT MË “TË RREZIKSHËM” GRUPMOSHA 25-34 VJEÇ
Artikulli tjetërNIS SOT REGJISTRIMI NË UNIVERSITETE, AFATI DERI MË 11 SHTATOR